Plazhi i Shëngjinit, një nga zonat turistike më të frekuentuara nga turistët ndër vite, këtë sezon ka konstatuar një numër më të ulët pushuesish. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset, ndërsa janë shtuar shërbimet dhe çmimet nuk janë rritur. Operatorët turistik shprehen se moti i paqëndrueshem si dhe kriza ekonomike ka ndikuar në këtë drejtim.
Sivjet ka qenë puna shumë dobët. Se njerëzit s?kanë lekë. Plazhi i Shëngjinit ka një rënie me 20%. Ndoshta ka ndikuar moti në rajon. S?ishim përgatitur për këtë. Ishim përgatitur të kishim më shumë klientë.
Sadik Beqiri dhe Dritan kondakçiu, Operatorë turistik