8-12 mije Euro per trafikim njerezish drejt SHBA dhe Britanise

RTV KLAN 2018-07-27

Views 11

9 persona janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për trafikim personash drejt SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe kundrejt pagesave që varionin nga 8 deri në 12 mijë euro.

Grupi i mirë-organizuar kriminal e kryente këtë veprimtari nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit.

Ata kryenin falsifikime dokumentesh në vendet e origjinës shtete të BE-së, mundësonin gjetjen  e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Të trafikuarit niseshin nga Shqipëria drejt Sicilisë në Itali dhe më pas kalonin nga Malta në Angli, ndërsa rruga e dytë ndiqte itinerarin Shqipëri ? Kosovë ? Kroaci ? Itali ? Maltë ? Angli ? Sh.B.A.

Të arrestuarit akuzohen poashtu se kryenin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Policia e Shkodrës tha në një njoftim se në pranga kanë përfunduar

Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.
Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.
Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.
Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.
Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.
Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).
Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.
Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.
Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne Lezhe, përfitues dhe përdorues i dokumenteve te falsifikuar.
Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit:

K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.

Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për ?Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit?, dhe ?Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Policia sekuestroi edhe laboratorin e përdorur për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Të arrestuarit do të përballen në gjykatë me akuzat për ?Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit?; ?Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokum...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS