Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia rrugore ka intensifikuar masat e kontrolleve me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik. Drejtori i qarkullimit rrugor në policinë e shtetit, Mitat Tola, bëri me dije se në këtë periudhë të vitit janë shënuar 9 të vdekur më pak se një vit më parë ndërkohë janë edhe 33 persona të plagosur rëndë më pak se në 2017. Sipas Tolës, 236 drejtues automjetesh janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur dhe mungesë të lejes së drejtimit ndërsa totali i personave që kanë marrë ndëshkime është rreth 490 mijë qytetarë.
Policia rrugore ka marrë masa shtesë në gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik.
Masat por edhe një bilanc që flet për uljen e aksidenteve, u prezantuan nga Drejtori i policisë rrugore në policinë e shtetit Mitat Tola.
Tola: Janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë, në aksidente rrugore. Ndërkohë ka patur 33 plagosje të rënda më pak se e njëjta periudhë.
Ndërkohë masat e marra nga policia kanë dhënë rezultat në goditjen e rasteve të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur por edhe kundravajtje të tjera që cënojnë sigurinë e qarkullimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masa-shtese-ne-rruge-patrullime-e-kontrolle-te-intensifikuara-gjate-veres