Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sapo afron vera të gjithë jemi në mëdyshje, të pushojmë brenda apo jashtë Shqipërisë?
Gazetarja, Valbona Mezini, e ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe tregoi se puna i ka imponuar dy vitet e fundit që pushimet ti bëjë në jugun e Shqipërisë.
Megjithatë, ajo thotë se krahasuar me jashtë, përfshirë dhe vendet e rajonit, në Shqipëri çmimet janë më të shtrenjta dhe infrastruktura turistike më e dobët.
Mezini: Dy vitet e fundit kam preferuar jugun e Shqipërisë edhe për arsye pune. Më përpara kam frekuentuar vendet jashtë Shqipërisë si Turqi apo Egjipt, duke bërë krahasimin ka diferencë shumë të madhe. Për atë që paguan dhe merr si shërbim turistik ka të bëjë shumë jashtë me Shqipërinë.Në Shqipëri i ke më të shtrenjta dhe infrastrukturën turistike e ke më të dobët. Jashtë i ke të gjitha të përmbledhura në një destinacion dhe destinacionet turistike jashtë Shqipërisë janë të marketuara, të promovuara. Turqia është larg por edhe vendet rreth e rrotull Shqipërisë ofrojnë dhe kanë të marketuara shumë mirë destinacionet turistike, arkeologjike, historike, kulturore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pushime-ne-brenda-apo-jashte-mezini-cmimet-ne-shqiperi-nuk-justifikojne-sherbimet