Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj foli sonte për përgjimet nga shërbimet e fshehta ruse në Shqipëri.
Myftaraj thotë se shërbimet e fshehta këto përgjime i realizojnë përmes Ambasadës ruse, e cila ndodhet në një pikë kyçe në qendër të kryeqytetit dhe përreth ka të gjithë institucionet kryesore të shtetit shqiptar.
Myftaraj: Këto ditë në Shqipëri flitet shumë për përgjimet të cilat i bëjnë shërbimet e fshehta perëndimore në interes të ligjshmërisë në Shqipëri të cilën nuk jemi në gjendje ta vendosim dot ne shqiptarët. Por këto kohë flitet shumë për ndërhyrjen ruse në Perëndim deri në SHBA. Si dhe sa përgjojnë shërbimet e fshehta ruse në Shqipëri kur këto është vërtetuar se përgjojnë në vendet e fuqishme europiane. Mënyra e parë si përgjojnë shërbimet e fshehta, dihet kapaciteti, aftësia e Rusisë që pavarësisht se ka humbur statusin superfuqi në kuptimin e kohës së Bashkimit Sovjetik, prapë është një superfuqi në fushën e përgjimeve. Mënyra më e sigurt sesi përgjojnë shërbimet e fshehta të një vendi të madh është në vende të sigurta që nuk mund të kontrollohen, rezidenca që kanë imunitet ku nuk mund të hyhet, të kapen pajisjet përgjuese.
Rezidencat më të sigurta janë ato diplomatike. Në Shqipëri ka një fakt interesant. Ambasada e Federatës ruse në Tiranë gjendet me seli në qendër të Tiranës, në kryqëzimin e bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? me Unazën e mesme të qytetit. Ambasada ruse ka ardhur në këtë seli pas ardhjes së Putinit në pushtet në Rusi, ku Rusia filloi të ripërmasojë rolin e saj në botë si një fuqi ndërhyrëse e madhe që e kishte humbur në kohën e Jelcinit që mund ta quajmë periudha e tranzicionit politik mes Bashkimit Sovjetik dhe periudhës kur Rusia nisi përsëri të bëjë protagonizëm si fuqi e madhe.
Largësia mes Ambasadës ruse dhe Kryesisë së Kuvendit është 140 metra. Largësia me Kryeministrinë është 208 metra. Largësia me ndërtesën pas Kryeministrisë ku janë përqëndruar të gjithë serverat e kompjuterave qeveritarë, i ka përqëndruar kryeministri Rama me një vendim, janë dy ndërtesa njëra pas tjetrës, është 311 metra. Largësia me Presidencën është 455 metra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-si-pergjojne-sherbimet-e-fshehta-ruse-ne-shqiperi