Referencat e kohës për Edi Hilën, Zef Paci flet për “Piktorin e transformimit”

Report TV 2018-07-28

Views 0

Një rrugëtim drejt artit të Edi Hilës, përmes historianit të artit Zef Pacit. Ishte kjo eksperienca, që u dha mundësinë artdashësve që nëpërmjet fjalës të Pacit të mbërrinin tek ?Piktori i Transformimit? këtë javë. Njohja nga afër e veprave të artistit nisi duke përshkuar ekspozitën, të cilën Paci e rrëfente me kujdes nga perspektiva e një historiani arti. Objekt i bisedës së lirë nuk ishte përshkrimi i jetës së piktorit, por ngjarjet që ndikuan në veprën e tij, ku sollën edhe ndryshime. Paci u shpreh se Hila është nga ata artistë që ndjekin thirrjen për pikturën, ndërtojnë një marrëdhënie me të, pa e ditur se çfarë do ta presë.

Share This Video


Download

  
Report form