Është kulmi i sezonit turistik dhe në qendrën e shëndetësore të plazhit të Divjakës fluksi i vizitave është i lartë.
Mbi 100 raste në ditë, paraqiten në këtë qendër.
Mjeket u kërkojnë pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre.
Ekspozimi për orë të tëra në diell, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, për pushuesit. Me të prekurit janë të sëmurët kronikë.
Shqetësimet shëndetësore me të cilat përballen pushuesit gjatë kësaj periudhe janë alergjitë e ndryshme, pickimet nga insektet, helmimet ushqimore dhe djegiet nga dielli. Nuk përjashtohen edhe rastet e infarktit kardiak, ku një vit me parë dy persona të moshës mbi 60 vjeç humbën jetën pas qëndrimit të gjatë në diell.