Instrumentistët e një prej orkestrave më të njohura të Spanjës, ajo e ?Mbretërisë së Aragonit?, muzikantë shqiptarë të pa-angazhuar në institucionet shtetërore dhe disa artistë të Teatrit të Operas dhe baletit janë formacioni që do të sjellë në Tiranë, rrënjët e muzikës spanjolle të shekullit XX.
Regjisori dhe dirigjenti i koncertit është spanjolli Ricardo Casero shpesh herë i angazhuar me shfaqje në Teatrin tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Vikena Kamenica do të jetë zëri i arieve ndërsa koreografinë dhe interpretimin e tingujve spanjollë do ta realizojë Isida Mollaymeri.
Vendngjarja, ?ArtTurbina? në mbrëmjen e 2 Gushtit.