“Financat” i përgjigjen Metës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi presidenti i republikës ktheu ligjin e tatimit mbi të ardhurat për lojërat e fatit, duke konsideruar së ndryshimet janë të paargumentuara, ka reaguar Ministria e Financave. Në qëndrimin e saj, theksohet se përmes ligjit nuk krijohet asnjë lehtësim në regjimin fiskal për lojërat e fatit. Me ndryshimet e reja sipas qeverise,  synohet që të rregullohet regjimi edhe për ato subjekte të përjashtuara nga ligji i miratuar në kohën e qeverisë ?Berisha?.



 ?Kjo, sepse e vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull, ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013  ?Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë "Oesterreichische Lotterien", Gmbh, nëpërmjet shoqërisë "Olg project" Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojërash është e tatueshme në masën 10%?



Qeveria thekson se nuk ka asgjë të re përsa i përket bazës së tatueshme per lojërat e fatit.



?Qëllimi i ligjvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor është përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njëjtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshëm për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëherë do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%.?

 

Në dekretin e tij, kreu i shtetit thekson se zbatimi i ndryshimeve të propozuara në ligj do të sjellë ulje të barrës fiskale dhe përfitim vetëm për bizneset e lojërave të fatit, çka nuk është në interes të publikut. Nga ana tjetër sipas Presidentit Ilir Meta, efektet në buxhet dhe ekonominë familjare janë negative dhe per kete arsye ligji duhet te rishikohet ne kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form