Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rezultuar false informacioni se brenda një makine të parkuar pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë kishte eksploziv.
Pas verifikimeve forcat xheniere deklaruan se në ?BMW? me targa AA 895 TX, nuk kishte lëndë plasëse.
Makina ishte e parkuar në lagjen "Kushtrimi" të qytetit të Vlorës dhe nga mëngjesi deri nga ora 10:00 policia rrethoi gjithë zonën për arsye sigurie.
Zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion por burimet kanë konfirmuar se historia kishte nisur me ndalimin e pronarit të makinës, të identifikuar si Gazment Merkaj në Fier.
Mendohet se ky ka treguar dhe për sasinë e eksplozivit në makinë gjatë deponimit në policinë e Fierit.
Policia rrethoi zonën prej orës 06:00 të mëngjesit ndërsa forcat xheniere mbërritën aty rreth orës 08:00.
Merkaj është një person i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 8 vjet burg për grabitje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-dyshime-eksploziv-ne-makine