Ora News - “Alarm” për bombë, testimi i Policisë ngre në këmbë Rinasin

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 2

#rtvora #rtvoranews

Një testim i Policisë së Shtetit mbi sistemin e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit ka shkaktuar panik te stafi dhe pasagjerët.

Fillimisht u raportua për alarm për bombë, por më pas u mësua se ishte thjesht një testim i Aviacionit Civil.

Ngjarja shkaktoi panik te pasagjerët dhe stafi i aeroportit, pasi këta të fundit nuk kanë qenë në dijeni mbi testimin në fjalë.

Testime të tilla bëhen për të parë se si reagon sistemi i sigurisë në rast ngjarjesh të mundshme kriminale.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit (TIA):

Informacion për mediat e publikun

Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, ?i identifikuar si alarm për bombë? ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky ?alarm? ishte nje test i fshehtë.

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.

Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj.

Tirana International Airport

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dyshime-per-bombe-ne-aeroportin-e-rinasit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form