Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku sipas policisë, 8 persona dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri.
Gazetarja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj thotë se 6 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.
Dyshohet se viktimat janë pjesëtarë të të njëjtit fis e mbiemër Zykaj, në fshatin Resulaj.
Autori është një 24 vjeçar, i cili dyshohet se është me të meta mendore.
Policia po punon për arrestimin e tij nga forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.
Dyshohet se arma e përdorur ka qenë automatike.
Të plagosurit dhe viktimat janë dërguar për në spitalin e Vlorës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-vlore-viktima-dhe-te-plagosur