Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Investimet e Bashkisë së Tiranës për lagjet e qytetit kanë prekur edhe banorët e Selitës, të cilët janë përfitues të një blloku të ri banimi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet ku veç shtrimit të rrugëve me asfalt është bërë ndërhyrje dhe në rrjetin e ri të Ujësjellës-Kanalizimeve, në ndriçim, trotuare, ndërkohë që muret janë veshur me pllaka dekorative guri dhe kangjella.
Veliaj: ?Rikthehemi në një zonë totalisht të transformuar. Këtu projekti nuk është vetëm logjistik: asfalt, llaç e tulla, por edhe pak në mentalitet. Kemi bashkuar energjitë: qeveria bën legalizimin, kurse bashkia urbanizimin. Pa legalizim nuk ka urbanizim; pra, është shumë e rëndësishme që fillimisht banorët të marrin hipotekën dhe në fund, pasi të kanë marrë pronën, ne ndërhyjmë në gjithë rrjetin rrugor, kanalizime dhe ndriçim".
Kreu i Bashkisë tha se qytetarët duhet të regjistrojnë adresën e saktë të vendbanimit, në mënyrë që zona të përfitojë nga shpërndarja më e mirë e fondeve dhe e investimeve.
Veliaj: ?I ftoj banorët të vijojnë me regjistrimin në zonë. Sot janë të gjithë qytetarë të Tiranës dhe duhet të regjistrohen këtu. Fakti që marrim taksa nga pjesa e vjetër e Njësisë 5 për t?i sjellë në zona ku vetëm së fundi, pas legalizimit, ka filluar të paguhet pak taksë prone, do të thotë se automatikisht Bashkia e Tiranës i ka privilegjuar. Tani ka ardhur koha që edhe ata të sillen si qytetarë të Tiranës dhe të bëhen pjesë e kësaj bashkësie që paguan diçka modeste, por në fund fare kontribuon në të mirën e përbashkët?.
Veliaj bëri të ditur se nga 17 shkolla të reja që do të ndërtohen, 3 prej tyre janë vetëm për Njësinë 5, duke sjellë një rritje të standardit dhe të cilësisë së mësimdhënies për fëmijët e zonës.
Ndërsa Ministri për Diasporën dhe njëkohësisht deputeti i zonës, Pandeli Majko u shpreh se tashmë e gjithë zona është transformuar tërësisht. ?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rehabilitohet-blloku-i-banimit-ne-selite-veliaj-fton-qytetaret-te-regjistrojne-vendbanimin