Rreziku nga urat e vjetra, Ekspertët: Të monitorohet gjendja e tyre - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rasti i tragjedisë në Itali ku u shemb ura ?Morandi? në Genova për inxhinierët është një mësim i mirë për çdo qeveri, e cila do të duhet të marrë masa parandaluese. Shqipëria është e ekspozuar ndaj risqeve të tilla, pasi në vendin tonë nuk ka asnjë institucion që të bëjë analiza mbi kushtet teknike të veprave publike.



Referenca të tilla ne kemi pas punuar nga më të mirat kemi të viteve 70 një rishikim u bë në vitin 89 por që nuk u kompletuam dhe që atëherë nuk kemi. Atëherë ne kemi pasur institucione të cilat merreshin me këtë punë siç janë institutet e projektimit që e trajtonin këta pronën publike dhe me trajtimin që I bëni pronës detyrimisht do zbatoheshin disa procedura dhe disa çështje. Në qoftë se flasim për në mjekësi operacioni i zemrës është rutinë dhe duhet ndjekur protokolli edhe në ndërtim po kështu duke zbatuar kushtet teknike duhet ndjekur detyrimisht çdo hap.



Nga ana tjetër problemi është edhe tek kompanitë që fitojnë këto koncesione të cilat duhet të kenë eksperiencën e nevojshme.



Këto jepen dhe do jepen me koncension nuk është e keqja tek kjo pjese, problemi është se çfarë kushtesh vihen kur jepen me koncension. Pra kushtet duhet te jene te tilla qe ai qe e merr duhet te ketë aftësitë teknike dhe ligjore qe mund ta menaxhoje ato qe ta menaxhosh do te thotë te zbatosh ne rregull kushtet teknike qofte ne projeksion qofte ne zbatim për atë objekt që e lejon të funksionojë kjo strukturë.



Te kontrollohet vazhdimisht te shikohen diferencat dhe te sugjerohet ndonjë moment si ky qe shoqëria ka përgjegjësi pse nuk njoftoi qe te mbyllej dhe te mos ndodhte tragjedia ne njerëz. Koncension mund te merret por duhet te plotësojë te gjithë kërkesat teknike. Ne ndihme te kësaj duhet te hyjnë kushtet teknike te zbatimit dhe projektimit te cilat ne i kemi ne mungese te plote. Ne themi do shkojmë ne Europe do fusim eurokodet. Futja e eurokodeve është një pune e madhe dhe s?kemi bere asgjë ose shumë pak.



Mirëmbajtja e veprave publike shoqërohet me një faturë të lart financiare, ndaj dhe qeveria shqiptare do ta aplikojë sistemin me pagesë me qëllim sigurimin e fondeve. Në vendin tonë rruga e kombit është e para që do të aplikohet me pagesë nga 17 shtatori.

Share This Video


Download

  
Report form