Ora News - Ndryshimi i kufijve, Meta: Cënon stabilitetin, në rrezik parimet e BE

Ora News Lajme 2018-08-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për debatin mbi korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Meta u shpreh kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se cënon stabilitetin dhe rrezikon parimet e BE. Në një intervistë për "Albanian Daily News" kreu i shtetit shqiptar tha se dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin.

Meta: Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitetin e rajonit por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot. Dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitetit. Ai është parakusht për integrimin evropian të të dy vendeve. Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi.

Meta tha se nuk duhet të cënohet sovranitet i Kosovës, që tashmë është i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa mbështeti qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Meta: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB-së. Kosova është sot anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës dhe garancive të rëndësishme ndërkombëtare, Plani Ahtisari e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës, i cili legjitimoi të përputhshëm me të Drejtën Ndërkombëtare Pavarësinë e Kosovës.


Intervista e plotë e Presidentit Meta

Zoti President, kohët e fundit është hapur një debat i madh mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, debat në të cilin janë përfshirë politikanë vendas dhe të huaj dhe shumë analistë. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë debat?

Presidenti Meta: Dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitetit. Ai është parakusht për integrimin evropian të të dy vendeve.

Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi.

Ballkani ka pësuar transformime të thella në dy dekadat e fundit në të cilat janë investuar seriozisht SHBA dhe BE-ja. Një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme ka qenë Pavarësia e Kosovës dhe në vijimësi vendosja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe të stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon.

E kaluara historike e Ballkanit është fatkeqësisht e lidhur me ndryshime kufijsh, spastrim etni...

Share This Video


Download

  
Report form