Report Tv-Akuzat e PD për audio-përgjimin, Biba: Jam i shqetësuar!

Report TV 2018-08-29

Views 0

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar sërish pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me audio-përgjimin e dalë në një media afër demokratëve, se Biba ushtroi presion tek gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledi Bianku për të ndihmuar qeverinë shqiptare. Në një postim në Facebook, Biba shkruan se ndihet i shqetësuar nga përgojimi masiv i PD-së.

Sipas tij, është e qartë se nuk ka patur një ndikim të paligjshëm tek gjyqtari Bianku, për të ndihmuar shtetin shqiptar në gjykatën e Strasburgut. Përgjigjen ia ka kthyer pak orë më vonë, eksperti ligjor në PD, Gazment Bardhi, i cili thotë se Biba duhet të sqarojë publikisht dhe para drejtësisë pozicionin e tij në episodin me gjyqtarin Bianku.

Reagimi i plotë:

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende.

Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.
Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale ?Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike? (neni 245/1 i KP):
Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?
A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?
A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se ?moratoriume? te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t?i kerkojne kur te duan e sa here te duan?
A e dini qe kjo tipologji kerkese s?ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse ?ndikimi i paligjshem? synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t?i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?
Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?
Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?
Perse d...

Share This Video


Download

  
Report form