Samiti informal i Vjenes per emigrantet

RTV KLAN 2018-08-30

Views 0

Ministrat e Jashtëm dhe ata të mbrojtjes të vendeve antare të Bashkimit Europian nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një zgjidhje të përkohëshme për mënyrën e zbarkimit të emigrantëve klandestinë.

Në tryezën e samitit informal të zhvilluar në Vjenë ra në sy propozimi i ministrit të brendshëm austriak Mario Kunasek për të dërguar ushtrinë në ndihmë të misionit Frontex, që mban nën mbikqyrje kufijtë detarë europianë. Pjesëmarrja ushtarake gjithësesi do të jetë për qëllime civile, për t?u ardhur në ndihmë operacioneve që kryen Frontex për një mbikqyrje më të mirë të kufijve dhe për tu ardhur në ndihmë atyre në operacionet e shpëtimit.



Një tjetër propozim ishte edhe ai i ministres italiane të mbrojtjes Elisabetta Trenta, sipas të cilës zbarkimet e emigrantëve nga anijet e shpëtimit në Mesdhe të bëhen në porte të ndryshme europiane, sipas një skeme rotacioni, në mënyrë që barra të mos u bjerë vetëm porteve italiane.

Dy propozimet nuk gjetën mbështetje. Megjithatë shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini premtoi nisjen e brenda pak javëve të diskutimeve në nivel europian mbi mënyrat e shpërndarjes së fluksit të emigrantëve mes vendeve antare.

Share This Video


Download

  
Report form