Ora News - Hysaj e Gjimshiti të bindur: Problemet i kemi lënë pas, kualifikohemi për më tej

Ora News Lajme 2018-09-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Elseid Hysaj dhe Berat Djimsiti ishin dy futbollistët e ekipit kombëtar të cilët dolën sot përpara mediave, në prag të ndeshjes zyrtare me Izarelin. Për mbrojtësin Hysaj, tashmë ekipi është gati, edhe me rikthimin e disa lojtarëve që kishin munguar. Për të, ndeshjet e fundit duhen lënë pas, pasi kërkohet përqëndrim për këto dy takime të radhës në këtë start kompeticioni:

?Kemi ndryshuar shumë pas ndeshjeve të fundit, të cilat nuk shkuan mirë. Por, atëherë kishte shumë faktorë, si pushimet, apo gjendja e ngarkuar fizike e jo pak lojtarëve. Duhet t?i harrojmë sa më shpejt ato ndeshje dhe të përqëndrohemi maksimalisht te sfida e së premtes. Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Europian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. Ne nuk duhet t?i falim më minuta Izraelit, siç bëmë këtu në ndeshjen e parë në eleminatoret e Botërorit. Ajo që duhet të bëjmë tani është vetëm të përqendrohemi. E dimë ku duhet të përmirësohemi dhe për këtë po punojmë. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Europian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon. Vetë personalisht dua sërish të përjetoj një tjetër kualifikim. Dhe jo vetëm unë. Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi grup i mirë dhe kemi rikthyer edhe futbollistë me eksperiencë?,- theksoi Hysaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hysaj-e-gjimshiti-te-bindur-problemet-i-kemi-lene-pas-kualifikohemi-me-tej

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS