Rama “shkund” të tijtë: Gati të takoj Bashën për vettingun e politikanëve

VizionPlusAlbania 2018-09-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ?dush i ftohte? për te gjithë strukturat e Partisë Socialiste mund te cilësohet fjalimi qe Edi Rama mbajti ne Asamblenë Kombëtare te kësaj partie. Rama e nisi kritiken me kryetaret e partive ne rrethe.



?Askush nuk u ka kërkuar kryetareve te partisë socialiste ne territor qe te jene shefa kuadri, ndërkohë qe është e pamundur qe te takosh shumicën dërrmuese te kryetareve te partisë dhe te kesh një bisede tjetër përveç bisedës se punësimeve ne shtet?.



Vijoi me pas me deputetet, ku nuk mungoi dhe përjashtimi live i deputetit te Kurbinit Gjetan Gjetani.



?Një deputet qe nuk ka bere asnjë pune tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bere presion mbi këdo qe ka mundur për te marr vende pune dhe qe kërkonte ekskluzivitetin për te emëruar dhe shefa police ne Kurbin dhe qe pastaj del atje pocaqi për policinë e shtetit ne Kurbin, ai nuk mund te jete deputet i Partisë Socialiste?.



Edi Rama kritikoi, edhe pse jo me emër ish-kryetarin e partisë socialiste te Tiranës, Saimir Tahiri.



?Për te kuptuar çfarë do te thotë organizim kapilar dhe çfarë do te thotë parti e organizuar me njerëzit dhe për njerëzit, e patëm ne Fier dhe morën 10 deputetë, se patëm ne Tiranë dhe morëm me pak se ne Fier ne raport me votat dhe çfarë duhet te kishim marre me gjithë ato pune te mëdha qe kemi bere ne Tirane?.



E për tu përmbyllur me Kryetaret e Bashkive, te cilëve u beri te qarte dhe një nga kriteret mbi baze te se cilës do te behet përzgjedhja për zgjedhjet e ardhshme.



?Problemi kryesor i platformës është qe kryetaret e bashkive te partisë socialiste nuk përgjigjen. Kjo duhet te ndryshoi menjëherë, urgjentisht. Do te jete një nga kriteret e besimit qe ne do ti japim apo nuk do ti japim kryetarit te bashkisë qe do rikandidojne ose jo?.



E gjithë kjo furtune vjen 250 dite përpara zgjedhjeve vendore, për te cilat Edi Rama deklaroi se duhet te nis puna qe tani.



?Ne duhet te nisim fillojmë zgjedhjet vendore sot, te mos presim fushate. Jo për te fituar zgjedhjet, nuk është problemi jone te fitojmë zgjedhjet. Ndeshjen pa kundërshtar e fiton kushdo, problemi jone është te fitojmë duke kaluar përmes njerëzve, duke fituar zemrat e tyre duke kuruar plagët e tyre?.



Kryesocialisti Edi Rama ju rikthye dhe njëherë kërkesës se Lulzim Bashes për veting ne politike, duke shprehur gatishmërinë për te çuar përpara këtë proces, por me një kusht.



?Jam gati, shyqyr qe u kandis Luli, unë jam gati. Gjithë çështja është qe kjo te mos je te lidhur me reformën ne drejtësi, qe te kthej mbrapsht reformën ne drejtësi. Ai vettingu tjetër do te vazhdoje, këtë vettingun qe i ka lindur ne zemër Lulit, unë jam gati ta bëjmë dhe ta nisim nga unë personalisht?.

Share This Video


Download

  
Report form