"Shqiptarët, media dhe realiteti" ish" />
"Shqiptarët, media dhe realiteti" ish"/>

"Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj - "Shqiptarët, media dhe realiteti"

Ora News Emisione 2018-09-10

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Shqiptarët, media dhe realiteti" ishte tema me të cilën emisioni "Ju Flet Moska" në Rtv Ora News nisi sezonin e ri këtë të hënë, 10 tetor 2018.

Kastriot Myftaraj duke analizuar këtë trinom, thotë se misioni i medias për të mbajtur vigjilientë qytetarët shqiptarë përballë rreziqeve që u kanosen vështirësohet nga fakti se shoqëria shqiptare në përgjithësi është e ndjeshme vetëm nga rreziqet që e prekin drejtëpërdrejtë, ndërsa ato kolektive i duken fantazi.

Myftaraj preku edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë Kosovën por daljen në det në Shqipëri, shtrirjen deri në Shkumbin.

Kastriot Myftaraj: Në origjinë të fjalës media është diçka që është në mes.Kur merr rolin e ndërmjetësimit në kuptimin e gjerë të fjalës. Media është një ndërmjetës mes individit dhe realitetit. Ndodhin ngjarjet, ngjarja bëhet lajm dhe bëhen analiza mediatike dhe të gjitha këto i shkojnë individit.

Nëse ka ndonjë funksion të pashpallur media është që paralajmëron individin dhe shoqërinë për rreziqet. E kam fjalën për rreziqet në shoqëri, kriza të ndryshme nga keqqeverisja dhe marrëveshjet e mbrapshta që shpesh ndodhin mes palëve politike, pra nga gjithçka që bëhet kundër interesave publike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-nis-sezonin-e-ri-me-shqiptaret-media-dhe-realiteti

Share This Video


Download

  
Report form