Flet Alessandro Ambrosi, president i Nuova Fiera del Levante dhe i Dhomës së Tregëtisë së Barit.
Nga pozicioni tuaj si president i Dhomës së Tregtisë së Barit, si i shikoni marrëdhëniet ekonomike me biznesin shqiptar?
Fakti që zyra jonë në Tiranë është një nga më të suksesshmet flet shumë pozitivisht. Nga të gjitha rajonet e tjera të Italisë kërkojnë ndërmjetësimin tonë për të siguruar lidhje me sipërmarrësit shqiptarë.
Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me ta. Sipërmarrësit tanë tanimë kanë investuar tek ju në qendra të mëdha tregtare, bujqësi, turizëm. Mendoj se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen: distanca mes nesh dhe jush është më e vogël se nga Bari në Romë, kështu Fiera jonë mund të bëhet shumë mirë panairi i Shqipërisë.
Në sektorë që po kthehen në rëndësi të veçantë për vendin tuaj, siç është rasti i bujqësisë apo turizmit, mund të bashkëpunojmë shumë më tepër, duke filluar edhe nga panairet. Shoh se psh në prodhimin e vajit të ullirit me kalimin e kohës Shqipëria do të marrë një rëndësi të veçantë në tregje, kjo edhe në sajë të investimeve nga sipërmarrës italianë. Kjo krijon kushtet që të bashkëpunojmë në këtë sektor, duke bashkuar forcat tona nga të dy anët e detit me leverdi të përbashkët.
A janë ?xhelozë? bizneset tuaja për rritjen e turizmit në Shqipëri, duke përfshirë turistë nga Italia, që preferojnë vendin tonë për të pushuar?
Nuk duhet t?i shohim këto zhvillime duke menduar ?kjo është imja?, ?kjo e jotja?. Ju keni plazhe të mrekullueshme, det të mrekullueshëm.
Për turistët tanimë vizioni është zonal, jo kombëtar, pra turisti që viziton Greqinë apo Italinë mund të vizitojë shumë mirë edhe Shqipërinë, e cila është shumë pranë. Shoh me kënaqësi që qeveria shqiptare dhe drejtuesit rajonalë në Pulja kanë marrëdhënie shumë të mira dhe në këtë drejtim mund të bashkëpunohet me sukses.