Ora News - Të përjashtohen trashëgimtarët! Braçe kërkon rishikim të ligjit për nivelin e përfituesve

Ora News Lajme 2018-09-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë është kthyer për tu ndryshuar në parlament.

Gjatë diskutimeve, kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe kërkoi përjashtimin e brezit të tretë dhe të katërt të përfituesve, kjo edhe pse deri më tani trashëgimtarët kanë arritur deri në këstin e dytë nga 10 të tilla.

Braçe: Ju duket normale që dëmshpërblimi të arrije deri tek fëmija dhe fëmijët e vëllezërve dhe e motrave të atij që është përndjekur apo ka bërë burg politik?Me thënë të drejtën zoti Ministër, pavarësisht se kush është në pushtet, është Sali Berisha apo është Edi Rama, paratë janë para që krijohen nga taksat dhe tatimet e qytetarëve të Shqipërisë.

Ahmetaj: Zoti Braçe, nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj por edhe si koleg i juaji në parlament, unë do të thosha që paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë tek e ardhmja, më shumë se tek e kaluara.

Buxheti i shtetit duhet të paguajë një faturë të kripur për të shpërblyer të gjithë ish-të përndjekurit politikë dhe trashëgimtarët e tyre, proces që për të 11 mijë dosjet mund të zgjasë deri në 15 vite.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-perjashtohen-trashegimtaret-brace-kerkon-rishikim-te-ligjit-nivelin-e-perfituesve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS