Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
17 shtatori do të shënojë hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit.
Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve dhe kolaudimit të pistave.
Inxhinieri Klajdi Gorea: Çdo gjë ka përfunduar, çdo gjë është gati. Thjesht tani po bëhen kualidimet e pistave.
Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.
Dy pista janë dedikuara për mjetet e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim.
Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.
Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetem 100 lekësh me TVSH, si në këtë shembull.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-ne-rrugen-e-kombit-gjithcka-gati-te-nisur-aplikimin-e-tarifes-te-henen