Rama përuron shkollën “Kosova”: Historia e saj ishte babëzi korrupsioni, donin ta bënin pallat

Report TV 2018-09-17

Views 7

TIRANE - Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat.

Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha sëbashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe sëbahsku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik.

Edi Rama, kryeministër
Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet sëbashku me Bashkinë.

Brenda pak javësh sëbashku me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj që dhe që do jenë në vazhdën e kësaj pamje dhe kësaj cilësie të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS