Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Merita Xhumari e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se që prej vitit 2012, nuk kemi më studime për standardin e jetës, çka mund të sillte një pasqyrë më të qartë të minimumit jetik në vend.
Xhumari: Shqipëria që ka viti 2012, nuk e bën më standardin e jetesës. Nga 2012-ta deri më sot ne nuk kemi të dhëna. Pra sa familje dhe sa individë janë nën kufirin e varfërisë. Gjithë ideja e këtij studimi, ka qenë këto institucione që merren me programimin e ndihmës ekonomike të kenë një bazë ku të referohen. Asnjëherë nuk gjejmë një përputhje mes atyre personave që përfitonin dhe kategoria e atyre që ishin vërtetë të varfër. Në Shqipëri ka shumë e shumë më të varfër se njerëzit që përfitojnë. Kur flasim për kategori të varfër, bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë mundësi të përballojnë shqetësimet e jetës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagogia-prej-vitit-2012-skemi-me-studime-minimumin-jetik