Ora News - Banorët e Kukësit dhe Korçës ankohen për rritjen e çmimit të druve

Ora News Lajme 2018-09-27

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

40 mijë lekë të vjetra duhet të paguajë një banor i Kukësit këto ditë për një metër kub dru për ngrohje! Çmimi konsiderohet i pabërballueshëm prej shumë familjeve, që thonë se do ta kenë të vështirë të sigurojnë ngrohjen për gjatë gjithë muajve të dimrit! I njëjti shqetësim ngrihet edhe nga banorët e Korcës, por tregtarët e druve nuk pranojnë të flasin!

Ulja e ndjeshme e temperaturave është sinjali për banorët e Kukësit se duhet të nisin përgatitjet për stinën e ftohtë!

Blerja e druve për ngrohje janë masa e parë që ata marrin, por këtë vit ankohen se çmimi është rritur ende pa hyrë dimri! Këto ditë në Kukës një metër kub dru arrin në 40 mijë lek të vjetra!

Banorë: ?Shtrenjtë është, i kemi marrë me 35-40 mijë.?

?Po përgatitemi, e kemi marrë një pjesë. Pjesën tjetër do e marrim.?

Dimri është i ashpër në Kukës dhe ngrohja është domosdoshmëri në banesa! Por shumë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike thonë se e kanë të pamundur të blejnë drutë!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-kukesit-dhe-korces-ankohen-rritjen-e-cmimit-te-druve

Share This Video


Download

  
Report form