Platforma antikorrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Platforma antikorrupsion e opozitës eshte cilesuar gjate diteve te fundit si aksion komunist apo si nje nisem qe cenon biznesin e tremb investitorët. Por demokratet i hedhin poshtë keto akuza duke sqaruar se amendimi i ligjit anti mafia eshte përgjigja e vetme per nje situate alarmante korrupsioni ne koncesione e tendera.Të kërkosh që paratë që një zyrtar i korruptuar ka abuzuar duke ia kaluar klientëve për qëllime korruptive, t?ia kthesh atë qytetarit ky nuk është as tatim i jashtëzakonshëm dhe as luftë ndaj biznesit. Përkundrazi është një nga ato masa që garanton në mënyrë të plotë biznesin e ndjeshëm.Bardhi sqaron pse opozita kërkon te shtoje biznesin dhe zyrtaret e shtetit ne nje ligj te ndërtuar per krimin e organizuar.Ne nuk vëmë barazi midis krimit dhe biznesit, vëmë barazi midis krimit dhe krimit. Sepse abuzimi me paratë e shqiptarëve dhe me pronat publike është krim.Per demokratet dënimi penal nuk mjafton per ata qe abuzojnë me fondet publikeDuhet të keni parasysh që sa kohë bëhet fjalë për pasuritë e qytetarëve shqiptarë nuk do të mjaftonte vetëm ndëshkimi i zyrtarit të korruptuar që ka sjellë këtë dëm për buxhetin e shtetit dhe për pasurinë publike por do të duhet edhe që cdo para e abuzuar apo cdo pronë publike e kaluar në mënyrë të paligjshme tek private ti kthehet qytetarëve dhe shtetitOpozita deklaroi pak dite me pare se abuzimi I qeverise me tenderat e koncesionet gjate 5 viteve eshte 2.2 miliardë euro duke argumentuar kështu nevojën per nje platforme anti korrupsion.

Share This Video


Download

  
Report form