Ora News - Fëmijët me biletë, Hazizaj: E patolerueshme, ligji bie ndesh me Kushtetutën

Ora News Lajme 2018-09-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi që detyron fëmijët mbi 6 vjeç të paguajnë biletë kur udhëtojnë me tramsportin publik bie ndesh me Kushtetutën por edhe Konventat në mbrojte të të drejtave të fëmjëve. Reagimi vjen nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve e cila këkon ndryshimin e ligjit.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e cilëson të patolerueshëm ligjin që detyron fëmijët mbi 6 vjeç të pajisen me biletë nëse udhëtojnë me transportin publik.

Pas publikimit të kronikës së transmetuar nga Ora News, Altin Hazizaj kërkon ndryshimin e ligjit të miratuar vite më parë.
Hazizaj: Ligji vjen nga '98 dhe ndërkohë kushdo që ka kaluar ligjin në '98, kushdo që ka bërë ndryshimin në atë ligj në 2014 nuk ka marrë për bazë nenin 54 të Kushtetutës që thotë fëmija gëzon mbrojtje të posaçme nga shteti. Bie ndesh me disa nene të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, bie ndesh me lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Në këto kushte, Hazizaj shtron këto kërkesa:
Hazizaj: Komisioni i Veprimtarive Prodhuese të Kuvendit të Shqipërisë duhet me urgjencë të ndryshojë ligjin për transportin publik në Shqipëri dhe për të gjitha format e transportit sepse është e patolerueshme që fëmijët të paguajnë tarifë të njëjtë me të rriturit. Nuk ka asnjë vend të botës ku fëmija të paguajë tarifë të njëjtë me të rriturin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-me-bilete-hazizaj-e-patolerueshme-ligji-bie-ndesh-me-kushtetuten

Share This Video


Download

  
Report form