Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka Botërore nuk sheh asnjë rrezik që kompania serbe "Telekom Serbia" të blejë kompaninë shqiptare "Telekom Albania".
Për ekonomisten e BB-së, Hilda Shijaku, me rëndësi është që kompania të ndjekë rregullat e tregut.
Shijaku: Me rëndësi është që të ndjekin rregullat e tregut dhe konkurueshmërisë në treg të vijojë dhe të monitorohet nga autoritetet vendase. Sa i takon ndryshimit të kapitalit nuk shikojmë pasojë.
Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Dje Ora News mësoi se zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare nuk kanë mirëpritur ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë.
Burime bëjnë me dije se drejtues të kësaj kompanie janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Transporteve, të cilët i kanë sqaruar se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike.
Ndërkohë që në një deklaratë për mediat vetë Ministri serb e ka përshëndetur një nismë të tillë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bb-nuk-sheh-asnje-rrezik-nga-blerja-e-telekom-albania-nga-serbia