Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në rubrikën "Shqipëria pa filtra" emisioni BOOM këtë të premte sjell historinë e Bardhi Qershorit 47 vjeç, një person invalid i grupit të parë.
Prej tre vitesh për shkak të pamundësisë ekonomike ai është pa energji elektrike.
E vetmja mundësi që ai përdor për të ndriçuar dhe për tu ngrohur është zjarri që ndez me plastmas në shtëpi.
Bardhi Qershori: Kam 3 vjet e gjysmë pa drita, mi kanë prerë sepse nuk mundësi t'i paguaj. Kemp marr 100 mijë lekë dhe me to ha vetëm bukë thatë. Vetë jam i sëmurë, me diabet dhe gjysmë i verbër.
47-vjeçari jeton në shtëpinë që i kanë lënë prindërit, por skarifica e tij për të kuruar nënën e cila është ndarë nga jeta tre vjet më parë, ka shkuar deri aty sa ai ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake.
Mes lotëve ai thotë se dëshira e tij është që të ketë drita për të parë nënën e tij në video.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-zjarr-me-plastmas-te-ndricuar-shtepine-47-vjecari-prej-3-vitesh-pa-drita