Report Tv-Kryetarja e Apelit të Korçës drejt shkarkimit, Vettingu: Fshehu pasurinë

Report TV 2018-10-08

Views 0

TIRANE-Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t?iu nënshtruar vettingut. Sipas raportit të ILDKPKI gjyqtarja Prifti kishte bërë deklarim të rremë pasurie, fshehje të saj si dhe nuk dispononte të ardhura për pasurinë që dispononte.

Pas këtyre indicieve KPK kishte kryer një hetim të thelluar nga ku zbuloi disa llogari bankare të padeklaruar në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj, 4 apartamente në Tiranë të cilat një denoncim anonim kishte dërguar të dhëna se ishin në emër të gjyqtares.

Po ashtu në hetimin e KPK-s rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes tre katësh në bulevardin e Korcës.

ILDKPI ka sjellë raport për gjyqtaren Entela Prifti, e cila ka deklarim të pasaktë, nuk ka burime, ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë. Pas këtyre indicieve bëmë hetim të thelluar. Ka apartament 55 m2 pasuri bashkëshortore, e blerë në 2012. E konstatuam se ka mangësi dokumentesh nga babai i bashkëshortes së gjyqtares për dhuratën 1 milion e 6 qind mije lekë që ai ia ka dhënë të birit e më pas kanë përfunduar tek gjyqtarja. Edhe në shit blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 ka mospërputhje të kontratës me cka deklaruar ne deklaratën në vetting. Të ardhura nga shitja e makinës Renalut në 2004, e ka blerë 500 dollarë dhe e ka shitur 5 milionë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form