Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht të gjithë vëmendjes së dhënë nga qeveria arsimi profesional duket se po përballet me një sërë vështirësish. Zv.ministrja Dajna Sorensen pranoi që pavarësisht rritjes së numrit të ndjekjes së arsimit profesional përsëri ka vështirësi në gjetjen e tregut të punës.Ndërkohë që theksoi se ka një dyndje të kërkesave për degën e hoteleri ?turizmit.
Arsimi profesional nuk po jep rezultatet e pritura për punësim. Gjatë raportimit në komisionin e medias, Dajna Sorensen deklaroi se pavarësisht se sistemi arsimor profesional ka njohur rritje të numrit të ndjekësve ka probleme përsa i përket paisjes me elementë që kërkon tregu i punës.
Dajna Sorensen: Sistemi arsimor përfshirë këtu edhe arsimin profesional ende nuk i pajis të gjithë individët me të gjithë aftësitë që janë kaq të domosdoshme në tregon e punës dhe shumë më tepër mbetet për tu bërë në lidhje me këtë. Ngritja e një sistemi cilësor të aftsive, i cili është i orientuar drejt nevojave të tregut është një domosdoshmëri, jo vetëm për uljen e papunësisë.
Sorensen deklaroi se ka pasur shumë dyndje në degën e hoteleri-turizmit dhe më pak për degët e tjera.
Dajna Sorensen: Nga 5612 nxënës që janë regjistruar në arsimin profesional 1149 këtë vit janë për hoteleri-turizëm, 784 për janë për shërbimet e mjeteve të transportit.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit vetëm 4.9 % e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë 2017-ës në kurset e profesioneve, kanë arritur të punësohen ndërsa mësohet se në vend kanë ndjekur kurse afatshkurtër profesionale rreth mbi 10 mijë persona.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arsimi-prfesional-me-probleme-sorensen-ka-veshtiresi-punesimi