Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Pa Gjurmë? u prezantua rasti i Lejmone Jahajt, e cila prej 27 vitesh është në kërkim të vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1991 kur ajo dërgoi në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë vajzën e saj, Matilda (nga martesa e parë) për shkak të problemeve dhe keqtrajtimit nga vjehrra.
Sot 50 vjeçarja tregon se vajzën e ka birësuar në vitin 1992 një familje nga Janina, ndërsa pas kësaj historie dhe falsifikimit të dokumenteve qëndron vjehrra e saj. Ajo ka një makth që e përndjek, ta shoh Matildën që lindi ditën e 11 janarit të vitit 1988.
Ajo nuk dëshironte ta braktiste vajzën, por askush nuk i zgjati dorën për t?u kujdesur për të, madje as që ta mbante gjatë kohës kur ajo nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje. Lejmone Jahaj nuk dëshiron t?ua rrëmbejë dashurinë e familjes që e ka rritur, por vetëm t?i kërkoj falje, një falje të hyjnore për të bijën nga e ëma.