Report TV -80-vjeçari denoncon në “Pa Gjurmë” humbjen e vajzës së tij

Report TV 2020-01-14

Views 0

80-vjeçari denoncon në ?Pa Gjurmë? humbjen e vajzës së tij, Lubjana Kasa, e cila kishte shkëputur mardhënien me të atin në verë të vitit 2019. Kjo e fundit reagon pak minuta para transmerimit live, duke lidhur kontaktin me babain e saj, i cili e jep lajmin në lidhje telefonike.
Nexhip Kasa, mes dhembjes shëndetsore dhe mallit në shpirt, rrëfeu për mikrofonin e emisionit ?Pa Gjurmë? se, Lubjana Kasa, vajza e tij, ishte vetëm 20 vjeçe kur u udhëtoi drejtë shtetit Italjan. Atë kohe, rrugëtimi i saj drejt italisë, rezulton në kurorëzim me një shtetas Italjan. Që atëhere e deri në verën e kaluar, Lubjana ka ruajtur kontakte të rregullta me babain, por pikërisht, në këte stinë, Lubjana shkëputi çdo lloj kontakti me babain e saj në Shqipëri. Para se të ndodhte kjo, Lubjana i kishte kërkuar babait të bënte bashkim familjar, që në këtë mënyrë, babai do të përfitonte pension në Itali. Pasi përfunduan të gjitha dokumentacionet, ajo, i kishte thënë babait të saj, që atij i duhet të priste 2-3 muaj, dhe më pas, do ta merte në shtetin fqinjë. Gazetari i emisionit ?Pa Gjurmë? mbërriti në shtëpin e 80-vjeçarit, dhe ky i fundit u shprehe se:
''Me mua vajza nuk ka patur as problemin më të vogël. Por unë mendoj se këtu luhet dicka. Vajza në fillim më tha se ishte dikush që do të merej me dokumentacionet e mia?një vajzë më duket.
Më tha që ajo ishte shume e zonja dhe bënte gjithcka. Une kam telefonuar në numrin që flisja me vajzën por tani përgjigjen persona të tjerë, dhe sa i them emrin e vajzës, ata ma mbyllin celularin. Dua vetëm të më gjëni adresën e vajzës?më ka mar shume malli për të?''

Lubjana, është 55 vjeçe dhe ka 7 fëmijë. Aktualisht jeton në leçe me familjen e saj, por që nga momenti qe i ka bërë dokumentacionet babait, nuk ka patur më asnjë lloj komunikimi me të, pikërisht për këtë arsye, babai i saj, Nexhip Kasa, sot 80 vjeç iu drejtua emisionit ?Pa Gjurmë?, me shpresën, se një ditë, do ta shihte sërisht, qoftë edhe për një herë të vetme, para se të ishte shumë vonë. Por pa kaluar shumë kohë nga kërkimet e stafit, pak minuta para transmetimit live, lubjana reagon duke rikontaktuar sërisht babain e saj. Lajm ky i dhënë nga vëtë 80 vjeçari në një lidhje telefonike në emisionin ?Pa Gjurmë?


Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form