Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në një mbledhje që zgjati rreth 10 minuta ka shqyrtuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. Pas fjalës së Beqajt dhe Shalsit, dekreti i Presidentit u rrëzua.
Në seancën e sotme pritet që shumica ta rrëzojë dekretin për ta vulosur përfundimisht shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin mbi ngrehinat e tij të një godine të re.
Ilir Beqaj i cilësoi si lojë fjalësh argumentet e Presidentit, ndërsa shtoi se në ligj janë bërë ndryshimet e nevojshme. Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Shalsi u shpreh se të gjitha diskutimet janë bërë, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë të kota.