#rtvora
Komisioni parlamentar i medias do të diskutojë dekretin e presidentit mbi rishikimin e ligjit për Akademinë e shkencave.
Kreu i shtetit ka argumentuar se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.
Më tej në kërkesën për rishikimin e ligjin thuhet se e Akademisë së Shkencave të Republikës i jepet një status më i lartë në hierarkinë e kërkimit shkencor.
Madje në argument konstatohet se me këto ndryshime Akademia e Shkencave kthehet në institucionin e vetëm përsa i përket gjuhës shqipe. Ndërsa kreu i shtetit argumenton se ky është një proces vendimmarrës madhor që duhet të përfshijë edhe katedrat përbërëse të fakulteteve të gjuhës, shkencave sociale, gazetarisë etj.
?Akademia e Shkencave nuk mundet dhe, në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problematikat delikate të përshtatjes, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identitetit të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972?, thuhet në dekret.
Një tjetër pikë që kërkohet të rishihet është mbivendosja e funksioneve të Aademisë së shkencave me ligjin për arsimin e lartë, ku institucinet e arsimit humbasin autonominë
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komisioni-i-medias-diskuton-dekretin-e-metes-akademine-e-shkencave
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz