Stop - Kruje, bashkia i rremben pronen, policia “qe duam”, e dhunon! (25 tetor 2018)

RTV KLAN 2018-10-26

Views 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Bashkia e Krujës vendosi të rikonstruktojë një rrugë në lagjen numër 2 të këtij qyteti, me vlerën e 7 milionë e 800 mijë Lekëve të vjetra. Por bashkia harroi të llogarisë që po cënonte pronën private të banorëve autoktonë.

Përparim Hocja u ankua në emisionin ?Stop? se pajisjet shkuan pa asnjë paralajmërim, duke i marrë 126 metra pronë.

?Bashkia Krujë me investimin që ka bërë, ka bërë një padrejtësi sepse ne jemi pronarë autoktonë dhe e posedojmë këtë pronë me certifikatë. Bashkia erdhi me eskavatorë pa na thënë se për çfarë do bëhet kjo rrugë. Kur u kërkova të na jepnin informacion për shpronësimin, se më thanë që na kanë bërë shpronësimin, nuk më dhanë asnjë informaion, duke thënë vetëm që këto janë punët e bashkisë dhe kjo është pronë e bashkisë. Mua më ka bllokuar biznesin, ndërsa vëllait rrugën e shtëpisë?, rrëfeu i shqetësuar denoncuesi.

Ai gjithashtu tregoi se pas një eksperience të mëparshme me Bashkinë e Krujës, beson se nuk do t?i marrë paratë e shpronësimit. Ndërsa i vëllai, Muharrem Hocja tha se rruga u bë me dy standarde dhe ai tanimë nuk hyn në shtëpinë e tij.

Përsa i përket demshpërblimit për cënimin e pronësisë, ai u shpeh: ?As na kanë dëmshperblyer. Vëllait për 26 metra i kanë marrë katërfishin. Mua më kanë hyrë me dhunë, më kanë prerë arën, më kanë prerë murin, më kanë hyrë në pronë. Mua s?më kanë dhënë asnjë lloj shpenzimi, më kanë zënë rrugën!?.

Prokuroria, nëpërmjet një akti ekspertimi, tha që kjo rrugë që nuk plotëson parametrat për t?u konsideruar rrugë automobilistike, pasi nuk ka trotuare anësore, ndriçim, sinjalistikë, kanale të kullimit të ujërave të shiut, si dhe pjerrësia është më shumë se 10%, që është norma e lejuar.

Por si të mos mjaftonin këto, ditën e ekzekutimit të aktit të bashkisë, një prej policëve u konfliktua me banorët, duke përdorur dhunë verbale e fizike.

Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi me shefin e komisaritatit të Krujës, i cili tha se punonjësi i policisë, Shkëlqim Droja është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.

Gazetarja: Alo! Shefi përshëndetje! Unë jam Gena Haxhiu, gazetarja e emisionit ?Stop?, në Tv Klan! Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur para pak ditësh, në lagjen nr 2. Për një punonjës me uniformë policie, që ka dhunuar disa banorë, unë kam në dispozicion videon, edhe të mos flasim pastaj për fjalorin aspak të hijshëm.

Shefi i Komisariatit: Kur kanë fillu punimet, bashkia na ka pru një shkresë që kërkojnë mbështetje, pasi mund të kenë kundërshtim disa banorë. Momentin, kur janë konfliktu, aty ka ndodh edhe polici, tashi simas pretendimeve, ka qenë edhe pak në gjendje të dehur. Direkt kemi njoftu shërbimin e kodit të brendshëm, është pezulluar nga detyra dhe ka fillu procedimi penal ndaj tij. A e kupton? E dimë edhe videon, e kemi dorzu edhe në prokurori.

Gazetarja: Kush është polici?

Shefi i Komisariatit: Punonjësi i...

Share This Video


Download

  
Report form