http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kishin vendosur të kalonin disa ditë në llixhat e Elbasanit, por udhëtimi i cifitit nga Kosova ka përfunduar tragjikisht.Një grua 60 vjeç, e cila kishte shkuar në Elbasan për Llixha ka humbur jetën. Kurse bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë. Burrë e grua ishin akomoduar në një hotel pranë Llixhave.Ishin fëmijët e ciftit të cilët vunë alarmin pas prindërit nuk iu pergjigjen thirrjeve ne telefon. Elheme dhe Jaho Isufaj jane gjetur nga stafi hotelit të asfiksuar. Gruaja humbi jeten ndersa bashkeshorti i saj ndodhet ne gjendje te rende.Ky nuk është rasti i patë që turistë vijnë në pikën kurative të llixhëve dhe gjejnë vdekjen. Kjo pasi disa hotele apo edhe shtëpi private që presin njerez për shërbim kurativ nuk kanë staf mjeksor per te perballuar komplikacionet.