Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 78% e mjekëve do të largoheshin nga Shqipëria nëse do të kishin mundësi. Alarmi është dhënë nga shoqata ?Together for life?, nga studimi i së cilës rezulton se Gjermania mbetet shteti më i preferuar. Madje tashmë atje 521 mjekë shqiptarë ushtrojnë profesionin.
Më shumë se një e treta e mjekëve shqiptarë mendojnë që të ushtrojnë profesionin e tyre në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Tashmë 521 prej bluzave të bardha kanë lënë vendin, duke u angazhuar në spitalet e Gjermanisë.
Në studimin e publikuar nga shoqata ?Together for life? bëhet e ditur se shifrat u përkasin vetëm mjekëve të licensuar, duke përjashtuar këtu infermierët që janë në një numër edhe më të madh.
Konstatohet po ashtu se 40 për qind e mjekëve me gradë shkencore e konsiderojnë të rëndësishëm emigrimin.
Arlinda Gjupi, përfaqësuese e ?Together for life?: Na rezulton që 54% e mjekëve që punojnë në spitalet universitare janë gati të largohen menjëherë. 30% e mjekëve që punojnë në spitalet private janë gati të largohen dhe 35% e mjekëve që punojnë në qendrat e specialiteteve janë gati të largohen menjëherë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studimi-78-e-mjekeve-do-te-braktisnin-shqiperine-nese-do-tu-jepej-mundesia