Ora News - Tahiri: Jam i pafajshëm në Itali. Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg

Ora News Lajme 2018-11-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ashpër në artikulim dhe shigjetues për ata që kërkojnë arrestimin e tij, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli para medias paraditen e sotme për të njoftuar se kishte fituar betejën e parë me drejtësinë.

Prokuroria e Antimafias Italiane dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës në Itali, në përfundim të të gjitha hetimeve, i kërkuan Gjykatës Italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin sepse nuk ka asnjë lloj përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm.

Duke filluar nga politikanët e deri tek ambasadorit ish ministri i akuzoi se kanë gënjyer për të.

Një vit më parë "Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg" - nënvizoi Tahiri në një deklaratë për median, paraditen e sotme (1 nentor) por se para drejtësisë zgjodhi të ishte "qytetar i thjeshtë dhe jo politikan".

Duke bërë publike dokumentin e gjykatës italiane Tahiri u shpreh i vendosur se do i shkojë deri në fund të vërtetës së tij. Tahiri tha se e vërteta për të vlen shumë përballë atyre që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllanë, kunatin apo baxhanakun.

Beteja e dytë tani është me prokurorinë shqiptare e cila "pavarësisht se po heton mbi materialet që morën në Itali, pavarësisht se po zgjat hetimet për të paktën 4 herë duke pritur letra nga Italia, i duhet akoma kohë të zbardhë të vërtetën"- tha Tahiri duke i bërë apel- "Në qoftë se nuk mjaftojnë 7 prokurorë, bëjini 70 vetëm mbaroni hetimet dhe tregoni të vërtetën. Siç bëri prokurori antimafia e italisë dhe gjykata atje."

Gjithashtu Tahiri kishte dhe një mesazh për të gjithë ata që në kohët e tij më të vështira treguan se kush ishin. Madje përmendi dhe emra konkretë.

"Unë kurrë nuk do harroj kush më qëndroi pranë në këtë kohë të vështirë, kush u largua pikërisht në këtë kohë të vështirë, e mbi të gjitha, kush e sajoi gjithë këtë kohë të vështirë.

Nuk e kam të largët natën kur Saliu e Luli i shkuan për darkë në shtëpi në atë kohë të pandehurit Ilir Meta, vetëm një ditë para vendimit të gjykatës. E pasi kishin larë duart me drejtësinë, tallnin kurabien me popullin duke i treguar sa mirë kishte gatuar Monika roston me kumbulla. Do vazhdoj të pres me durim e besim, tek e vërteta ime. Sepse unë nuk jam Lul Basha, një kaqol në politikë por një krimineli ordiner, që vodhi e vrau bashkë me Saliun, e as u hetuan, as u gjykuan e as u dënuan.

Përgjigje pati dhe për ata që thonë se Edi Rama ka blerë drejtësinë për të.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kam-gjera-te-thene-pas-1-vit-heshtje-tahiri-konference-ne-1100

Share This Video


Download

  
Report form