Itali, 18 viktima nga moti I keq - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shirat, përmbytjet dhe erërat e forta që goditën Italinë gjatë kësaj jave kanë shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe kanë shkatërruar dëme në zona të mëdha pyjore, veçanërisht në veri të vendit. Rajoni i Venetos, në verilindje është më i prekuri nga dëmet: me qindra pemë janë të rrëzuara në malet e Dolomitit, pas erërave shumë të forta që u regjistruan të enjten. ?Situata është e njëjtë si pas një lëkundjeje të tokës?, deklaroi kryetari i Bashkisë së këtij rajoni, Luca Zaia. Rreth 160 000 persona vijojnë të jenë pa energji elektrike në rajon.Të premten, dy persona humbën jetën, përfshirë një grua e moshës 87-vjeçare dhe një turiste 62-vjeçare gjermane pasi u goditën nga rrufeja në Sardenjë. Këto viktima e çojnë në 18 numrin e të vdekurve nga moti i keq që nga fillimi i javës.Niveli i alarmit vijon të mbetet ende i lartë në Veneto, ndërsa meteorologët presin shi dhe erë të mëtejshme gjatë fundjavës.Më në jug, Sicilia pësoi gjithashtu përmbytje dhe në disa akse rrugore u ndërpre kalimi. Shkollat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura.Ndërkohë një kontribut i madh po vjen nga ekipet vullnetare në terren ku më shumë se tre mijë njerëz kryesisht nga Veneto, por dhe shumë të tjerë nga Lombardia, Emilia Romagna, Piemonte dhe Marche, por u japin ndihmë të dëmtuarve.

Share This Video


Download

  
Report form