Ora News - Alibeaj: Ministër i Brendshëm është Rama, Lleshi një kukull e tij

Ora News Emisione 2018-11-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sandër Lleshi mori sot detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Brendshme, por me kompetenca të Ministrit.

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, praktikisht Ministër i Brendshëm është vetë Kryeministri Rama ndërsa zoti Lleshi një kukull e tij.

Alibeaj: Çfarë presim ne nga zëvendësministri i pestë? Ç'lind nga macja, gjuan për mi.Ka një arsye pse është vendosur. Duke qenë njeri pa peshë politike, që nuk ka treguar që nuk ka sëpaku dhe një lloj konsistence morale prej intelektuali për të refuzuar situatën ku vendi është do të thotë se ky jep garanci për Ramën për të mbyllur të gjithë aferat kriminale që ka. As nuk ka për të arrestuar Gjushin, as nuk ka për të arrestuar asnjë nga 40 bandat e famshme, as nga 4 familjet kriminale, do të jetë thjesht dhe vetëm një kukull që nuk do ti çajë kryet Ramës siç ndoshta Xhafaj për axhendën e vetë personale mund ti kishte shkaktuar probleme. Praktikisht Ministër i Brendshëm është Rama që përdor një kukull të tillë.

Lidhur me refuzimin e Metës për ta dekretuar, Alibeaj deklaroi në Ora News se një situatë të tillë do të duhej ta sqaronte Gjykata Kushtetuese.

Alibeaj: Shqetësimi nuk lind për faktin se pse Rama ka dashur të shpërfaqë në publik sikur ky është Ministri de facto apo për të kapërcyer që tani nuk është thjesht një krizë institucionale por një krizë politike.Aktori kryesor është kryeministri që bëri propozimin e vet dhe aktori i dytë më i rëndësishëm sipas Kushtetutës është Presidenti që dekreton Ministrin. Organi që vendos në instancë të fundit çfarë është e drejtë apo jo është Gjykata Kushtetuese, që nuk e kemi. Ne nuk kemi prokuror të përgjithshëm, gjykatë të lartë, nuk kemi më shumë se gjysmën e institucioneve kushtetuese.Janë plot 11 institucione që na mungojnë. Shumë shpejt me shumë gjasa do na mungojë dhe kryetari i KLSH-së apo Guvernatori i Bankës nëse vijohet me këtë lloj sjellje antikushtetuese të Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alibeaj-minister-i-brendshem-eshte-rama-lleshi-nje-kukull-e-tij

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS