Bllokimi i rrugës Gjirokastër-Kakavije , arrestohet ekstremisti Babis Karathanos

Report TV 2018-11-08

Views 0

Pas bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve grekë në aksin Gjirokastër-Kakavije në hyrje të fshatit Bularat, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se janë arrestuar dy persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit të aksit nacional.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.

Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si "Vorio-Epiri është tokë greke" apo dhe "Këtu është Greqi".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS