Ora News - Koçi: Procedurat e Metës për dekretimin e Lleshajt të panevojshme

Ora News Emisione 2018-11-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për zv/ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi procedurat që po ndjek Presidenti Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm janë të panevojshme për aq kohë sa i ka një çertifikatë sigurie.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Koçi tha se Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë refuzime të tilla për një kandidat që plotëson kriteret.

Petro Koçi: Unë mendoj se Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë refuzime të tilla përsa kohë kandidati për ministër i respekton kriteret e zgjedhjes së një deputeti.

Nëse, po themi Presidenti mund të ketë ndonjë pikëpyetje, lidhur me fakti që Zoti Sandër Lleshaj është gjeneral dhe ka një vendim gjykate që i paguan atij pagën e gjeneralit. Kjo është një çështje që nuk e zgjidh presidenti, por e zgjidh vetë ministri në momentin kur dekretohet apo e zgjidhin dhe struktura të tjera shtetërore, por jo Presidenti i Republikës sepse nuk është Presidenti që formon qeverinë. Presidenti respekton dhe noterizon të gjithë vullnetin politik të kryeministrit dhe mazhorancës për të formuar qeverinë. Ka një rol formal, por duke qenë njëri prej koordinatorëve dhe të institucioneve të tjera që lidhen me sigurinë mund të kishte prerogativë nëse kandidati për ministër mund të kishte të dhëna të cilat e implikonin atë nga pikëpamja e interesit të sigurisë kombëtare. Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjeneral që ka çertifikatë sigurie. Në rastin e këtij kandidati Presidenti nuk ka asnjë arsye dhe motiv që ti hyjë një procedurë që mund ta aplikonte me persona të tjerë që janë civilë. Pra për të pyetur shërbimet informative, qoftë atë shtetëror apo atë të ushtrisë lidhur me figrën morale të kandidatit për ministër. Përsa kohë kemi të bëjmë me një person që ka çertifikatë sigurie, ky është një proces që nuk ka arsye të zhvillohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koci-procedurat-e-metes-dekretimin-e-lleshajt-te-panevojshme-presidenti-sben-refuzime

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS