Pas protestës së banorëve të unazës së re paraditen e sotme ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se shanset që projekti të ndalet janë zero, ndërsa për familjet që preken do të ketë bonus qiraje. Veliaj u shpreh se 99% e banorëve të Tiranës janë dakord që të ndërtohet unaza e re, e cila do t?i jepte zgjidhje kaosit me trafikun.
99.9% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat.
Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3 qiranë.
Erion Veliaj
Kryetari i bashkisë e cilësoi protestën e zhvilluar dje dhe sot para bashkisë së Tiranës si të sponsorizuar nga Partia Demokratike, që sipas tij është e trembur për humbjen e radhës që e pret në kryeqytetet në qershor të 2019.