Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tenderat në shëndetësi do të monitorohen nga një mekanizëm i posaçëm prej KLSH. Përmes Red Flag audituesit do të sinjalizohen për pikat e rrezikut si dhe për parregullsitë gjatë procedurave.
Kontolli i Lartë i Shtetit tashmë ka një mekanizëm më tepër për sinjalizimin e tenderave me rrezik për parregullsi, abuzim dhe korrupsion.
Mekanizmi REDFLAG është realziuar nga AIS, dhe garanton transparencë përmes një skanimit automatik të informacioneve të një tenderi.
"Red flags-et reflektojnë një qasje ndaj riskut në procedurat e prokurimit, pra të auditosh në bazë të riskut. Shumë e rëndësishme për tu larguar nga ajo qasje e zakonshme që ka pasur KLSH"
"Instrumenti Red-flags nuk është asgjë tjetër vecse një algoritëm, i cili mundëson përzgjedhjen në kohë reale të procedurave të tenderimit që mund të klasifikohen si problematike, kryesisht me mosrepsektimin e ligjeve antikorrupsion"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klsh-mekanizem-te-ri-kontrollin-e-tendereve