Report Tv-ICTS Europë, për herë të parë konferencë në Tiranë për sigurinë

Report TV 2018-11-16

Views 6

Kompania ICTS Europë e specializuar në sigurinë e aeroporteve, mblodhi për herë të parë në Shqipëri menaxherët e sigurisë të disa prej aeroporteve nga SHBA-së, Europës dhe Kanadës, dhe një grup ekspertësh të huaj në kuadër të konferencës për sigurinë e Aviacionit Civil në vend.

Gjatë konferencës u prezantuan tendencat globale dhe praktikat më të mira të sigurisë përfshi atë lëvizjen e lirë të pasagjerëve. Ekspertët folën për kërcënimin e brendshëm i cili ka të bëjë me punonjësit e aeroportëve, duke e cilësuar si një nga kërcënimet më të mëdha në aviacionin civil. Behët fjalë për një bashkëpunim të punonjësve të aeropotve me persona të jashtëm të cilët kanë qëllime për të thyer sigurinë në aeroporte dhe mund të përfshihen në akte terroriste.

Gjithashtu gjatë konferencës u prezantua dhe valixhja, një lloj skaneri që bën skanimin e gjithë produkteve që nuk lejohen në aeroport. Drejtori i ICTS Europë dhe njëkohësisht administrator i ICTS në Shqipëri Panagiotis Fistedis, u shpreh se ITCS po kujdeset të sjellë praktikat ndërkombëtare të sigurisë në Shqipëri.

Ne duhet te kemi gjithmonë standarte europiane, ICTC është një kompani ndërkombëtare , me qender në Francë, në Paris, dhe ne jemi në Shqipëri për 10 vjet. Ne kujdesemi për njerëzit, ne kujdesi për industrinë, ne kujdesemi që të investojmë më shumë për njerëzit. Dhe sot organizuam konferencën e parë ndërkombëtare, për sigurinë e Aviacionit në Shqipëri, sepse ne kujdesemi të sjellim gjithë praktikat ndërkombëtare në një konferencë të dobishme.

Panagiotis Fistedis, administrator i ICTS në Shqipëri
Në konferencës e zhvilluar në Tiranë morën pjesë dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, dhe Drejtori i Transporteve në Ministrinë e Transporteve, Thimi Plaku.

Share This Video


Download

  
Report form