Bllokimi në Dardhë, turistët më në fund dalin nga fshati - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Normalizohet situata në fshatin turistik të Dardhës. Për shkak të rreshjeve të shumta të borës pasditen e djeshme ka qënë e pamundur për të kaluar drejt fshatit turistik në drejtim të qytetit të Korçës.Trashësia e dëborës ka shkuar në aksin Dardhë-Boboshticë nga 80 cm deri në një metër. Në kushte të tilla turistë vendas dhe të huaj kanë qënë të detyruar të kalojnë natën në fshatin e njohur.Paraditen e sotme një pjesë e turistëve kanë qënë të detyruar të ecin në këmbë nga Dardha deri tek vendi i quajtur ?Muri i Musait?, atje ku edhe i prisnin mjetet me të cilat do të udhëtonin drejt destinacionit të tyre.Një pjesë nuk kanë pasur dëshirë të flasin, por edhe ata që kanë pranuar të thonë diçka, dukeshin të nervozuar.E gjithë kjo situatë sipas Besmir Gjonit, drejtues i njërës prej borëpastrueseve ka ardhur edhe për shkak të lëvizjeve të mjeteve pa qënë të pajisura me zinxhirë.Duke mos qënë të pajisur me zinxhirë, drejtuesit e mjeteve, i ?braktisnin? mjetet e tyre në rrugë duke penguar seriozisht punën normale të borëpastrueseve.Në aksin rrugor nga Boboshtica në Dardhë, punojnë tre borëpastruese si dhe dy fadroma të mjaftueshme për ta mbajtur aksin të hapur.Por një pjesë e mirë e mjeteve lëvizin pa qënë të pajisur me zinxhirë dhe bëhen pengesë në qarkullim. Për këtë duhet një vëmendje më e madhe nga ana e policisë rrugore, për ndalimin e tyre që në fshatin Boboshticë. Edhe për të mos pasur situata të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form