Rudina - Irma Libohova flet per 50 vitet e saj ne skene dhe familjen! (21 Nentor 2018)

RTV KLAN 2018-11-21

Views 1

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN
Këngëtarja Irma Libohova është një ndër emrat që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare. Ajo mbart mbi supe një karrierë të gjatë, plot 47 vite dhe vazhdon ende të krijojë muzikë dhe të gjendet pranë publikut. ?Gabimi i Mirelës? ishte kënga e parë e saj në vitin 1971 me të cilin do të shënonte suksesin e parë në muzikë. Irma do të vazhdonte më pas rrugën e artit me një repertor shumë të pasur me këngë, ku nuk mungojnë edhe çmimet në festivale të ndryshme.

E ftuar sot në emisionin ?Rudina? në Tv  Klan këngëtarja tregoi më tepër për jetën e gjatë në skenë.

Gjatë emisionit ajo tha se ndihet e plotësuar artistikisht dhe se nuk ka asnjë pishman.

? Sapo jam kthyer nga një projekt në Gjermani, ku ishte i gjithë Ansambli. Për mua qe një rikthim si pjesëtare e Ansamblit. Kam përjetuar emocione të mrekullueshme në gjithë udhëtimin. Më është dukur si rikthim në kohë. Në 8 orë që kemi udhëtuar me autobus vetëm kemi kënduar.

Unë këndoj vazhdimisht dhe një nga sekretet që zëri të jetë në formë është të jetë në aktivitet. Në jetën profesionale ndihem e realizuar dhe nuk mendoj se më mungon gjë.

Kur i kalon të 50-tat njeriu bën një bilanc dhe unë besoj që në gjithë këtë rrugëtim të jetës private apo edhe atë publike, gabime kam bërë, por jo në raport me njërëzit. Gabimet po i personalizoj, kam bërë gabime në veshje, në mënyrën e përzgjedhjes së këngëve ndonjëherë, por në marrëdhënie njerëzore jo. Nuk e kthej kokën pas për të parë çfarë kam lënë mangut, besoj i kam bërë të gjitha dhe nëse vdes nuk kam asnjë pishman. Kam bërë gjërat e duhura. Ajo që ka ndryshuar është që jam bërë edhe më e butë, i shoh gjërat me shumë më shumë dashuri?, tha këngëtarja.

Share This Video


Download

  
Report form