Teatri, kryefjala e fundjavës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas fundjavës së librit, skenat teatrale në kryeqytet janë kryefjala e eventeve ku do të mund të shijoni art.Janë të gjitha drama që rrëfejnë luftën, dhimbjet që mbart ajo me ngjarjet dhe forcën për të kapërcyer shumëçka. Ka nisur një javë më parë me rrëfimin e Ana Frank, një adoleshenteje të njohur në të gjithë botën. Në teatrin Metropol, ditari i saj vjen në skenë nën konceptin regjisorial të Armela Demaj.Me aktorët Myzafer Zifla, Bruno Shllaku e Marjana Kondi ?Ditari i Ana Frankut?, rrëfehet nga Vanesa Guri, një gjimnaziste që fitoi audicionin për t?iu bashkuar këtij kasti aktorësh me emër në skenat teatrale.Një tjetër dramë ngjitet nga regjisori lituanez Mantas Jaunciauskas, në teatrin eksperimental. ?Jashtë derës? është rrëfimi i një ushtari që pas luftës kthehet në shtëpi për të rifilluar jetën, aty ku e ka lënë, duke dashur të harrojë çfarë ka përjetuar. Aty gjen bashkëshorten në krah të një tjetri. E ai sërish përpiqet.Ai përpiqet, është refreni i kësaj drame, që sipas regjisorit, është edhe një dramë shqiptare, pasi shqiptarët që ka njohur deri tani i dëgjon të jenë gjithnjë në përpjekje, por pa shumë shpresa. ?Kam dëgjuar të rinj që duan t?ia mbathin nga vendi i tyre, sepse thonë se sado të përpiqen këtu nuk ka shpresë. Këtë tregon edhe drama ?jashtë derës?, rrëfen regjisori nga Lituania.Edhe skena më e re teatrale në vend, ?arturbina?, ka një alternativë këtë fundjavë. Një vepër e Tolstoit, ?At Sergi? ringjit në skenë Igli Zarkën, aktorin e ri që u duartrokit me shfaqjen ?Equus?, përgjatë gjithë 2018-ës, duke e rikthyer këtë shfaqje më shumë se disa herë në Teatrin Kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form